Dedektive Lili: Zbuloj më shumë tradhti tek çiftet mbi 40 vjeç, në 70% të rasteve
March 7, 2021Dedektivja e njohur shqiptare Shkënda Lili ka deklaruar se 70% e njerëzve në çift tradhëtojnë.
Në një intervistë për “e diell” ajo është shprehur se mosha mbi 40 vjeç e lart, tradhton pasi kanë shumë vite të martuar dhe sipas saj sikur dashuria konsumohet.
“Mosha 40 vjeç e lart po, 70% tradhtojnë në këtë moshë. Kur kanë shumë vite martesë sikur konsumohet dashuria mes tyre dhe fillojnë të lulëzojnë në vende të tjera pastaj”, u shpreh ajo.
Lili e diplomuar për juridikun prej katër vitesh punon në këtë fushë dhe ka një ekip me katër persona.