Del foto e çiftit të qëlluar me armë në Shkodër

Del foto e çiftit të qëlluar me armë në Shkodër

February 18, 2025 0

Dalin fotot e çiftit që u gjend i qëlluar me armë në makinë në Shkodër.

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, janë gjetur në një automjet shtetasi Kolë Malaj, 34 vjeç, dhe shtetasja Anila Ndoka (Prendushi), të dy me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi Kolë Malaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Ndoka (Prendushi) është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë. 44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën.

Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë,  ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave. Sipas informacionit të parë, automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, por brenda tij është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur ngjarjen dhe shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

revista.one/