Del fotoja e vajzës që mbyti babain, dëshmia e nipit: Viktima kishte prerje tek organet gjenitale

Del fotoja e vajzës që mbyti babain, dëshmia e nipit: Viktima kishte prerje tek organet gjenitale

July 25, 2025 0

Anesti Rama u vra në mënyrë barbare me tel nga e bija, Emanilda Rama. Nipi i viktimës në një prononcim për Top Channel, Neritan Trifoni nga fshati Frashër, ka zbardhur detaje tronditëse.

Ai tha se kishte vënë re në trupin e pajetë të xhaxhait dëmtime në pjesët intime. Po ashtu ai tha se i ndjeri, 56-vjeç, kishte gjak pas kokës. “Sa e pashë vura re goditjen në ballë. Kishte shumë gjak prapa kokës. Domethënë që ishte vrarë edhe pas kokës. Nga që kishim dëgjuar se ishte dëmtuar edhe nga poshtë… vura re dhe.. kishte dy prerje. Nuk e di nëse ka qenë nga autopsia apo nga dhuna. Por ishte i prerë.”, u shpreh ai.

Ngjarja tronditëse ka sjellë arrestimin e dy grave të familjes, vajzës që kreu krimin dhe bashkëshortes së viktimës, Valbona Rama, e dyshuar për bashkëpunim.

Ermalinda Rama ka mbytur të atin me një tel, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa e ëma e ndihmoi për të fshehur gjurmët dhe më pas ka njoftuar policinë duke u shprehur se 56-vjeçari kishte humbur jetën në rrethana aksidentale.

revista.one/