Del para gjykatës Elton Bengaj, vrau 23-vjeçaren në Fier (VIDEO)

Del para gjykatës Elton Bengaj, vrau 23-vjeçaren në Fier (VIDEO)

September 14, 2021 0

Elton Metaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj është paraqitur sot në gjykatë. 31-vjeçari u njoh me masën e sigurisë.

Prokurore e çështjes është Eglantina Shehu, ndërsa gjyqtare Olkeda Liçe.

31-vjeçarit para togave të zeza është parë në gjendje të rënduar psikologjike dhe mes lotësh, është shprehur se e donte ish të shoqen dhe se armën e kishte blerë pasi ndihej i kërcënuar nga i vjehrri.

“Më ka kërcënuar ish-vjehrri. Armën e bleva për vetëmbrojtje, sepse më ka kërcënuar se do të më vriste. Ish-bashkëshorten e doja ende”, mësohet të ketë thënë Metaj.

Metaj vrau me kallashnikov ish-gruan në banesën e prindërve të Sabrinës në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes (10 shtator.)

Në 20 shtator të vitit të shkuar për më shumë se 5 orë Elton Meta në kërcënimin e armës mbajti peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.

Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos.

Por në korrik të vitit 2021 ai u lirua nga burgu me një raport mjekoligjor.

Një muaj e 10 ditë pasi fitoi lirinë Elton Bengaj alias Meta ekzekutoi me automatik gruan e tij 23 vjeçare duke e lënë të vdekur mbi tavolinën e bukës. 

revista.one/