Del videoklipi i Fifit dhe Eglit (VIDEO)
June 6, 2025Fifi dhe Egli Tako publikuan projektin e tyre muzikor, të paralajmëruar ditë më parë.
Ku je nis & Shuj shuj tashmë ka filluar t’i grumbullojë klikimet e para në kanalin e Fifit në Youtube.
Më herët, ato kanë ndarë edhe një pjesë të shkurtër nga videoklipi, ku shfaqen me elemente tradicionale. ”Shuj, shuj mos i thuj kërkuj, se na jemi bashkë”. EgliTako ndërkaq vetëm pak ditë më parë solli këngën e re “Jetë” që ka grumbulluar afro dy milionë klikime. Ajo tani është nën menaxhim të Fifit, ku po angazhohen tejet shumë për këtë verë. Duket se Big Brother e ka ndihmuar mjaft shumë Eglin për të qenë akoma e komentuar dhe në vëmendje të madhe.

revista.one/