Dendias i rikthehet çështjes së detit me Shqipërinë: Dy vendet ende vijojnë konsultimet!

Dendias i rikthehet çështjes së detit me Shqipërinë: Dy vendet ende vijojnë konsultimet!

June 5, 2021 0

“Shqipëria dhe Greqia vijojnë konsultimet për hartimin kërkesës për në Hagë”, kështu është shprehur ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias mbi marrëveshjen e kufirit detar mes dy vendeve.

në një intervistë të dhënë gjatë kësaj të shtune për gazetën “Parapolitika”, i pyetur për ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë, nënshkrimin e një peticioni të përbashkët, e për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe sa afër janë dy vendet me marrëveshjen, ministri i Jashtëm Dendias tha:

“Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur nga Tetori i kaluar. Përsa i përket çështjeve teknike, duhet hartuar dhe kërkesa përkatëse. Organet kompetente të të dy vendeve vijojnë konsultimet për hartimin e këtij teksti”.

Në lidhje me ratifikimin e pakteve me Maqedoninë Veriore, pas marrëveshjes së Prespës, Dendias ka deklaruar se ministria e Jashtme ka dorëzuar dosjen e plotë në parlamentin grek në shtator 2020, tashmë mbetet përcaktimi i datave për seancat parlamentare, duke shtuar se pandemia ka ndryshuar ndjeshëm programin e kuvendit. revista.one/