Dënohet me 5 vite burg këngëtari shqiptar në Greqi, si u kap me drogë Begaj
March 7, 2023Këngëtari shqiptar, Arian Begaj, është dënuar nga gjykatat greke me 5 vite burg. Begaj akuzohet për trafikim droge në Greqi.
Rreth një vit më parë këngëtarit shqiptar gjatë kontrolli të autoriteteve greke në shtëpinë e 41 vjeçarit, janë sekuestruar 50 gramë kokainë, 1 kg hashash, 9230 euro, një pistoletë dhe 4 gëzhoja të kalibrit 6.35 mm. Gjithashtu, bashkë me Arian Begajn atë kohë u arrestua dhe bashkëpuntori i tij, një grek.
“Ai është një nga këngëtarët më me ndikim shqiptar në rrjetet sociale. Veçanërisht i dashur në vendlindje, Arian Begaj i ka kushtuar shumë këngë të tij bashkatdhetarëve emigrantë që ndodhen në çdo cep të botës. Ai kishte zgjedhur të kalonte pjesën më të madhe të jetës së tij në Greqi, ku së bashku me të bashkëpuntorin e tij grek u përfshinë në një rast trafiku droge, si rezultat i të cilit u arrestuan nga persona të Prokurorisë së Narkotikëve dhe u dënuan me 5 vite burg”, shkruan Protothema.
revista.one/