Dënohet me 6 muaj burg ish-konkurrenti i Për’puthen, publikoi fotot me Ana Lleshin në shtrat

Dënohet me 6 muaj burg ish-konkurrenti i Për’puthen, publikoi fotot me Ana Lleshin në shtrat

January 31, 2023 0

Ana Lleshi dhe Arjon Luli dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, gjatë kohës që ishin në emision u përfshinë në një skandal. Arjoni pretendonte se Ana kishte kaluar natën në shtëpinë e tij, madje publikoi edhe një foto në shtrat me të.

Pas këtij momenti Ana ngriti një padi ndaj Arjonit, ndërsa vetëm së fundmi është marrë një vendim. Arjon Luli është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë.

Pas bërjes publike të fotos asokohe, Ana deklaroi në lidhje “skype” në emision se kishte shkuar në shtëpinë e tij për t’i dërguar një ilaç. Sipas deklarimeve duke qënë se ishte orë e vonë, Diana Lleshi (Ana) kishte qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë foton në fjalë.

Këtë imazh Arjoni e përdori më pas në formë shantazhi duke i kërkuar Dianës, që nëse nuk vepronte siç donte ai, atëhërë fotoja do të publikohej. Dhe kështu ndodhi! Pasi Ana nuk e zgjodhi më në takime, Arjonin e nxorri foton në rrjetet sociale, ku bëri një bujë të madhe.

Kjo situatë, siç ka treguar Lleshi më herët, e rëndoi shumë atë psikologjikisht aq sa iu desh një ndihmë nga psikologu për ta kaluar.

Dënimin me 6 muaj burg Arjon Luli e ka apeluar në gjykatën e Apelit, ku kërkon pafajësi.

revista.one/