Deputetja dhe aktorja publikojnë video atraktive para pasqyrës, në bikini

Deputetja dhe aktorja publikojnë video atraktive para pasqyrës, në bikini

June 26, 2022 0

Dy aktoret e njohura të skenës, Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri, janë duke shijuar së fundmi disa ditë të mira së bashku.

Ato kanë zgjedhur Egjiptin si destinacion të tyre për pushime, ndërsa kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, disa nga momentet e këndshme që kanë shijuar së bashku atje.

Ka qenë Arjola ajo e cila mbrëmjen e së shtunës, publikoi një video në InstaStory, ku shfaqej duke kërcyer para pasqyrës në bikini, nën ritmet e këngës “Girl on fire” të Alicia Keys.

Më pas aty pranë, shihet duke u shfaqur aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Matoshi, e cila gjithashtu me krenari tregon linjat trupore para pasqyrës.

Adriana dhe Arjola kanë një miqësi të fortë me njëra-tjetrën e cila daton prej vitesh.

Ato u njohën gjatë xhirimeve të serialit “O Sa Mirë”, ku për një kohë të gjatë, Adriana e ka mbajtur Arjolën në shtëpinë e saj, gjatë kohës që kjo e fundit ishte e detyruar të qëndronte në Prishtinë për projektet e saj.

Kujtojmë se Arjola Demiri ishte banore e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Rrugëtimi i Arjola Demirit në “Big Brother VIP” përfundoi pak ditë para finales së madhe. Ajo ishte një nga banoret e preferuara të publikut, ku me ta ndau gjithë historinë e jetës së saj.

Aktorja e njohur është nënë e tre fëmijëve dhe e ndarë nga partneri i saj. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Arjola ka rrëfyer vështirësitë që ka pasur pas ndarjes dhe që të jetë bashkë me tre fëmijët e saj.

Së fundmi kudo në rrjet është përfolur se deputetja Adriana Matoshi i ka dhënë fund lidhjes me futbollistin afrikan Keith Groeneveld. 

revista.one/