Derbi Shqipëri-Kosovë për femra mbyllet në paqe, barazojnë 1-1

Derbi Shqipëri-Kosovë për femra mbyllet në paqe, barazojnë 1-1

September 16, 2021 0

Shqipëria dhe Kosova për femra, nisën rrugëtimin e ndeshjeve kualifikuese të Botërorit në “Elbasan Arena” në një derbi që nuk pati fitues.

Dy përfaqësueses shqiptare janë shortuar në Grupin F eliminator dhe e nisën këtë faze pikërisht në një përballje mes tyre në “Elbasan Arena” ku ndeshja u mbyll 1-1.

Shqipëria ishte e para që gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e parë falë një penalltie të ekzekutuar nga Megi Doçi në fund të pjesës së parë teksa përgjigja e vajzave dardane erdhi në fraksionin e dytë.

Valentina Limani në 72’ pas një krosimi shumë të mirë nga e majta nga Mehmeti gjuajti duke tundur rrjetën e Rexhepit.

1-1 ndoshta ishte rezultati më i mirë i mundshëm për të dyja ekipet të cilat pas 5 ditësh do të luajnë ndeshjet e dyta, përkatësisht Shqipëria në transfertën me Belgjikën dhe Kosovan ë shtëpi ndaj Norvegjisë.

revista.one/