Dëshmia e plotë e Mexhit Picarit: “E vrava dhëndërrin se sot më ofendoi vajzën, prej tij mbaja armë”
June 4, 2021Zbardhet dëshmia e plotë në Polici e Mexhit Picarit i cili vrau sot ish-dhëndrrin e tij, Kudret Salija në një lokal tek Gjykata e Tiranës.
Ai ka thënë se Kudreti kohët e fundit e ka shqetësuar shumë atë dhe familjen e tij, madje e ka kërcënuar, ndaj dhe Mexhiti tha se mbante armë me vete.
Arsyeja se pse e vrau, ai i tha policisë se ishte “ngaqë viktima i kishte ofenduar vajzën ditën e sotme kur ishin përballur”.
“Me Kudretin kishim konflikte te vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli ne shtepi pa e lejuar te shohe femijet ai ka vijuar te na kercenoje dhe ofendoje. Ka ardhur tek shtepia dhe tek biznesi disa here. Per shkak te kercenimeve une mbaja armen me vete. Sot kam shkuar te shoqeroja vajzen per ne gjykate sepse kishte seancen. Aty u perballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzen time dhe une e qellova. Pas krimit kam hedhur armen dhe jam larguar drejt Unazes se Re ne shtepine e motrës”, ka thënë Picari
Ngjarja
Vajza e Picarit, Dhurata Saliaj ka qenë në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj Kudret Saliaj. Sot ata kishin seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës. Avokat i Kudret Saliajt ka qenë ish-prokurori Adriatik Cama.
Të gjitha palët ndodheshin në një lokal pranë Gjykatës, duke pirë kafe pak para se të niste gjyqi.
Autori Mexhit Picari ka qenë i ulur në tavolinë me vajzën e tij, ndërsa disa tavolina më tej në të njëjtin lokal, kanë qenë të ulur ish-prokurori Adriatik Cama, bashkë me klientin e tij Kudret Saliaj.
Nuk dihet nëse mes palëve ka pasur ndonjë konflikt para ngjarjes. Këtë do ta zbardhin dëshmitarët në vendngjarje, bashkë me ish-prokurorin tashmë avokat Adriatik Cama. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka shkuar në vendin ku ndodhej Kudret Saliaj, duke qëlluar disa herë me pistoletë.
Për pasojë, dhëndri i Mexhit Picarit mbeti i vdekur në vend, ndërsa një plumb në gjoks kapi Adriatik Camën. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës dhe i është nënshtruar një operacioni për shkak se predha e plumbit ndodhet ende në trupin e tij.
Pas të shtënave me armë, Mexhit Picari është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Hyundai, por është arrestuar nga Policia e Tiranës afro 50 minuta më vonë. revista.one/