Dhurata që mori Bora Zemani nga Donaldi në përvjetorin e lidhjes së tyre, ja si ia dërgoi
November 6, 2021Moderatorja Bora Zemani ka bërë një koment për puthjen me Donaldin kur u fut në “Big Brother” për të takuar mikeshën e saj.
“Mendonim se ishim vetëm”, tha Bora duke qeshur kur u ngacmua nga Naim Abazi në “Për’puthen Prime”, i cili tha se “Bora e ka sjellë një insert nga Big Brother. Po t’i lësh në një qosh, puthen menjëherë.”
Gjatë emisionit të së premtes, Donaldi nuk harroi një detaj të rëndësishëm dhe bëri një gjest mjaft të veçantë. Duke qenë se ishte përvjetori i lidhjes së tyre, Donaldi mori një pako me biskota dhe e hodhi përtej murit të shtëpisë në mënyrë që ta merrte Bora. Para se ta bënte këtë veprim, ai hoqi varësen që kishte në qafë dhe e vendosi brenda pakos. Teksa hidhte varësen, pakon jashtë murit, Arbana e garantoi se produksioni do të kujdesej t’ia dërgonte zonjushës (Borës).
Pjesë nga biseda:
Arbana: Hidhe se do kujdesemi që t’ia dërgojmë zonjushës.
Donaldi: Ke varësen brenda se mos ta marrin. Edhe haji (i drejtohet Borës) që të ëmbëlsohesh.
Arbana: O Donald se s’na the… po ça date është?
Donaldi: Po s’ka gjë se e di ai personi.
Kledi: Jo duhet ta thuash.
Donaldi: Sot në datë pesë, unë para tre vitesh jam lidh me Borën.
Siç duket, dhurata e veçantë ka rënë në dorë të Borës dhe kjo e fundit ka ndarë foto jo vetëm me pakon e biskotave, por edhe me varësen në qafë. Krahsa fotos që ka postuar ajo shkruan: “Fundjavë të ëmbël!”.
revista.one/