“Di dhe orën”/ Meritoni akuzon produksionin e Big Brother: Julin e keni të preferuar…

“Di dhe orën”/ Meritoni akuzon produksionin e Big Brother: Julin e keni të preferuar…

January 31, 2024 0

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Meritonit dhe Julit. Gjatë “primet” u transmetua një klip i shkurtër ku sipas Meritonit është favorizuar Julin.

“Julin e keni favorizuar, kështu që le të flas ai në fillim. Ky di dhe se sa është ora”, u shpreh ai.

Moderatori i spektaklit televiziv “BBV3”, Ledion Liço, i ka kërkuar sqarim për këtë deklaratë, teksa Meritoni e anashkaloi më pas si situatë.

Një shaka e Julit gjatë lojës që Vëllai i Madh iu ka dhënë banorëve duket se nuk është pritur aspak mirë nga Meritoni.

Ndërkohë që ishte i nxehur, Meritoni i është afuar Julit dhe i ka kërkuar të mos e përsëriste më atë shaka, teksa e ka konsideruar ofendim. Kaq ka mjaftuar që Juli t’i kërkonte falje por duket se falja e tij nuk ka e mbyllur konfliktin.

Juli:  Herë pas here Meritoni do të vendos disa rregulla mbi atë të Vëllait të Madh e vetmja kontratë që kam unë këtu është me Vëllain e Madh.

Meriton: Shpeshherë dhe nuk mendon ti, me mënyrën si flet dhe bën batutat e tua. Mos devijo…

Juli: Ajo është një batutë, ora 6 e mëngjesit, sepse loja ishte e tillë.

Meriton: Ke nisur të dish edhe orën këtu

Ledion Liço: Çfarë po mendon Meriton?

Meriton: Ia thashë thjesht që mund të jesh bërë inteligjent edhe me orën. Ju transmetuat një debat që nuk bëhet për të gjithë

Ledion Liço: Po ti nuk ishe vetëm, sepse ishe me gjithë grupin.

Arbër Hajdari: O zotëri më fal një minutë, ke thënë që Juli është i preferuari i produksionit

Meritoni: Jam ndjerë shumë i provokuar nga Juli. Ka prej ditës së parë që Juli ka disa batuta tendencioze. Për fjalorin që ti ke është realisht i turpshëm sepse njihesh si një prej artistave të mëdhenj. Unë jam ndjerë i ofenduar me fjalën që Juli ka thënë në momentin që isha duke dalë nga tualeti

Juli: Tjetër herë mos mu afro fare vëlla, ore a e ke seriozisht apo çfarë, ajo është batutë o burrë.

revista.one/