Dijonis Biba shpallet fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”

Dijonis Biba shpallet fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”

June 13, 2024 0

Dijonis Biba fiton edicionin e parë të “Ferma VIP”.

Pas shumë sfidave, Dijonisi dhe Flori u përballën “kokë më kokë” në një televotim, ku publiku përcaktoi si fitues Dijonisin.

Gjashtë fermerët, të cilët prekën finalen e madhe ishin: Baby G, Ditea Berisha, Dijonis Biba, Renis Gjoka, Florian Agalliu dhe Çiljeta Xhilaga.

Finalistët Dijonis Biba, Ditea Berisha dhe Çiljeta Xhilaga u përballen të tre në sfida, ku vetëm Dijonisi arriti të fitonte.

“Të tre sfidantët janë të mbyllur në një kafaz me litar. Ata duhet të zgjidhin litarin rreth e rreth deri në momentin që të vijnë tek ganxha. Të tre sfidantët janë të mbyllur në një kafaz me litar. Ata duhet të zgjidhin litarin rreth e rreth deri në momentin që të vijnë tek ganxha, do marrin çelsin. Me atë çelsin do lirojnë duart, dhe më vonë me ganxhën e cila ndodhet në fund duhet të tërheqin objektin. Pasi lirojnë drurin kanë të drejtën për t’i rënë gongut”, shpjegoi sfidën krueplaku Bes Kallaku.

Florian Agalliu dhe Dijonis Biba ishin dyshja finaliste, ku vetëm njëri do të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Më herët, Florian Agalliu dhe Renis Gjoka “u përleshën” të dy në sfidë, ku vetëm Florit iu dha një mundësi tjetër për të fituar çmimin e madh, duke u bërë pretendenti kryesor për treshen finaliste.

Ndërsa Renis Gjoka mbylli rrugëtimin në “Ferma VIP”.

“Secili nga dy sfidantët duhet të kalojë në një urë litarësh, kur kryqëzohen duhet të marrin rrathët. Duhet të shkojnë ti vendosin tek kunjat e drurit. I bie nga tre rrugë secilit. Kush i bie gonmgut i pari fiton sfidën”, shpjegoi sfidën Bes Kallaku. 

Në fillim ishin Baby G dhe Florian Agalliu në televotim “kokë më kokë”, kjo pasi dy finalistët shkelën rregullat e lojës në sfidën e dhenë nga Agai.

Nga televotimi fitoi Florian Agalliu, ndërsa Baby G humbi mundësinë për të fituar 100 mijë euro.

“Sipas rezultat të televotimit të hapur vetëm pak minuta më parë, publiku ka fituar si fitues të kësaj sfide, me diferencë të vogël votash Florin“, tha Besi dhe Fjoralba.

revista.one/