Dikur ishin miq/ Pse u kris marrëdhënia me Flori Mumajesin, flet Stefi Prifti

Dikur ishin miq/ Pse u kris marrëdhënia me Flori Mumajesin, flet Stefi Prifti

May 14, 2022 0

Vëllezërit Prifti dhe Flori Mumajesi dikur ishin miq, por u prishën. “Arsyet pse u ndërpre kjo marrëdhënie…unë marrë një pjesë të fajit. Ka qenë neglizhenca jonë. Ndoshta edhe objektive. Por, kur jeton larg edhe keqkuptohesh”, tregon ndër të tjera Stefi Prifti.

Ai tha se shkak i përçarjes mes tyre ishte një këngë, dhuratë që Flori i kishte bërë vëllezërve 11 vite më parë.

Endri dhe Stefi si duket kanë patur vonesa për arsye familjare, derisa e gjithë situata ka kaluar në neglizhencë. Si duket kjo nuk është pritur aspak mirë nga Flori i cili ia kishte dhënë këngën dikujt tjetër.

“Ka kaluar vite dhe ne jemi në një distancë qëndrimesh. Ka qenë një ngjarje e para 11 viteve. Më përpara kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer me Florin. Marrëdhënie që kapërcenin edhe ato artistike, ishin shumë shoqërore. Takoheshim, grupoheshim. Pra ishin marrëdhënie të shkëlqyera. Arsyet pse u ndërpre kjo marrëdhënie…unë marrë një pjesë të fajit. Ka qenë neglizhenca jonë. Ndoshta edhe objektive. Por, kur jeton larg edhe keqkuptohesh.

Flori na kishte bërë një këngë dhuratë, na pëlqeu shumë. Por duhej realizuar. Për arsye familjare kjo këngë u shty për shumë kohë, e kaloi vitin. Kur unë dhe Endri u rikthyem në botën tonë artistike, kishim planifikuar ta fusnim këtë këngë në albumin tonë. Por ai ia kishte dhënë këngën dikujt tjetër dhe këtu pati një hatërmbetje nga të dyja palët. Nuk ishim kaq aktiv dhe ta respektonim kohën krijuese”, rrëfeu Stefi për moderatoren Bylyku.

Më vonë mes artistëve ka patur edhe një debat tjetër në telefon, pas pjesëmarrjes në një prej edicioneve të “Këngës Magjike”.

“Më pas patëm një debat edhe në “Këngën Magjike”, ku Flori u paraqit me një këngë të Artiolës dhe Brunos. Ishte çështje koncepti. Unë e shikoja se ishte një këngë shumë e bukur por jo për një festival modern. Aty më mori në telefon ku patëm një debat jo fyes”, tha këngëtari.

revista.one/