Diplomati që përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Bodybuilding
November 19, 2021Në kryeqytet është zhvilliar Kampionati Mbarëkombëtar i Bodybuilding dhe Fitness ku morën pjesë sportistë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.
Sportisti nga Tirana, Marin Meksi, arriti të rrëmbejë çmimin e parë duke fituar mundësinë të përfaqësojë shqiptarët në Kampionatin Botëror të Bodybuilding dhe Fitness “Diamond Cup” në Portugali në datat 20-21 Nëntor 2021.
Marin Meksi ka nisur aktivitetin fizik ne moshen 14 vjecare duke ju bashkuar me pas ne menyre aktive plejades se dyte te sportisteve te kulturizmit ne Shqiperi, ku ende ishin dhe shume emra pioneresh te cilen merrnin pjese aktive ne garat e Bodybuildingut.
Me dashurine e pare Bodybuildingun, i cili ishte baza e sporteve te forces, Marini zhvilloi aktivitetin sportiv dhe ne disiplina te tjera si ajo e boksit, mundjes se krahut, powerlifring, strongestman, qitjes me arme etj, si ne nivel organizativ ashtu dhe ate kompetitiv brenda dhe jashte vendit.
Perkrah profesionit te tij si Diplomat i Republikes se Shqiperise, Marini perfaqesoi ne menyre dinjitoze vendin dhe ne arenen nderkombetare, ku midis sportistesh, por dhe kolegesh, ka arritur te triumfoi ne disa disiplina.
Perkrah medaljeve te vendit te Pare dhe te dyte te Kampionatit Kombetar dhe Mbarekombetar te Bodybuilding ne kategorine e te rinjeve, ne vitin 2006 dhe 2007, Marini ka perfaqesuar vendin dhe ne finalet e Kampionatit Ballkanik te zhvilluar ne Shkup dhe Kampionatin Evropian te zhvilluar ne Tyumen(Siberi-Rusi)ne vitin 2007 ne kategorine +75 dhe 80 kg.
Po ashtu pjese aktive si ne aspektin organizativ dhe kompetitiv jane dhe ne sportin e mundjes se krahut si ne nivel kombetar ne vitin 2010, po ashtu dhe ne ate nderkombetar ne vitin 2009 ne Itali. Apo ai i Boksit ne vitin 2014, si dhe garat e qitjes me arme te organizuar nga Forcat Speciale Hungareze me qites profesionist ne rradhet e forcave te armatosura te vendeve te ndryshme te akredituara ne misione diplomatike, ku ndermjet atasheve ushtarak por dhe te tjereve nga e gjthe bota, Marin Meksi u shpall kampion per 4 vite rresht ne disiplinen e Sniperit, Pushkes 10 mm, si dhe Pistoletes.
revista.one/