“Divorcin e ktheva në përrallë”, -Elia Zaharia: Shkrova ”Perla dhe Dreri i Artë”
September 20, 2025Aktorja e njohur Elia Zaharia ishte këtë të shtunë në “ArtKand” në Top Channel, ku ka prezantuar librin e saj për fëmijë “Perla dhe Dreri i Artë, një libër i bërë gjatë një periudhe kakofonie siç shprehet ajo. Elia iu përgjigj pyetjes së gazetares Jetona Koçibelli, në lidhje me divorcin me Princ Lekën, dhe sesie ka përballuar ajo.
“E gjithë jeta ka ditë për ditë sfidat dhe ulje ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrezon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu sa herë të ngrihet të mos harrojë të ngrihet njeri. Sepse dhimbja apo sfidat që kalojmë ndonjëherë e shuajnë dritën dhe dashurinë që duhet t’i qasemi jetës, njerëzve, punës, dhe unë këtë jam munduar të bëj”, u shpreh ajo.
Elia i dha fund martesës me Princ Lekën, një divorc i shoqëruar me shumë përplasje mes tyre, të cilat u bënë edhe publike.

Megjithatë, aktorja ka gjetur forcën për ta kthyer dhimbjen në frymëzim, duke e kanalizuar energjinë e saj drejt krijimtarisë. Libri “Perla dhe Dreri i Artë” është një tregim me mesazhe pozitive dhe mësimdhënëse për të vegjëlit, i cili reflekton imagjinatën dhe ndjeshmërinë e autores.

“Na ishte seç na ishte, na ishte njëherë një principatë e mrekullueshme, ku njerëzit, kafshët, zanat e malit dhe nimfat e ujit jetonin të lumtur e në harmoni me natyrën! Ushtri të shumta …”, kështu nis përralla.

revista.one/