“Djali është i trembur, vetëm qan”/ Aktori Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevinë: Janë thënë shpifje për mua!
January 5, 2025Aktori Herion Mustafaraj, ka reaguar sërish pas akuzave të familjes Simaku, duke publikuar një video teksa zhvillon një bisedë telefonike me këngëtaren Parashqevi Simaku, e cila u gjet e pastrehë në rrugët e New York pak javë më parë.
Në video, Mustafaraj përpiqet të sqarojë marrëdhënien e tij me Parashqevinë, ndërsa shprehet se është përballur me probleme në vendin ku punon për shkak të situatës së krijuar.
Ai tregon se në hotel ka pasur probleme pasi u thanë fjalë të padëshiruara për të, ndërsa Parashqevia tregon se djali i saj Luka, është shfaqur i trembur pas takimit me të dhe vetëm qan.
Herioni: Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty.
Parashqevia: I thash, a e more ti Herionin në telefon. Unë i thash të shkojmë te Fadili, te një studio regjistrimi këtu, që të shkojmë të bëjmë një incizim.
Parashqevia: Edhe Roberti të luaj kitarë dhe Luka do qetësohet se ai vetëm qan, është shumë i trembur
Herioni: Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë…
Kjo video e publikuar nga aktori Herion Mustafaraj, vjen pas akuzave të mbesës së Parashqevisë, Ina Simakut. Kjo e fundit e ka akuzuar aktorin duke pretenduar se ai ka cënuar privatësinë dhe sigurinë e Parashqevisë.
Në një deklaratë pak ditë më parë, ajo u shpreh se aktori ka hyrë në dhomën e këngëtares pa leje duke përdorur kartën e punës së tij në hotel.
“Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës”, ka deklaruar Ina Simaku.
Ndërkohë, Herioni ka treguar se ka pasur miqësi të hershme me Parashqevi Simakun, por akuzat e familjes së saj janë të pavërteta.
revista.one/