Djali i Meritonit ka ditëlindjen, urimi i Egestës për të birin: Je i veçantë!

Djali i Meritonit ka ditëlindjen, urimi i Egestës për të birin: Je i veçantë!

July 15, 2024 0

Djali i Meriton Mjekiqit, Loari, feston sot ditëlindjen. Moderatori ende nuk e kishte uruar publikisht djalin, ndërsa ish-partnerja e tij e bëri publik urimin.

Egesta ka ndarë disa foto të vogëlushit, e përkrah tyre ka shkruar urimin për të voglin që mbush 6 vjeç.

Kujtojmë se historia e Meriton Mjekiqit 8 vite me parë me ish-partneren, Egestën, ishte historia më e përfolur në “showbizz”-in e Kosovës. Në atë kohë vetëm 21 vjeç, Meriton Mjekiqi, vetëm një muaj pasi ua prezantoi ndjekësve në “Instagram” se do bëhej baba, u nda me Egestën. Dyshja janë përplasur edhe publikisht, ku kanë hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.

Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.

Historia e tyre u vu në qendër të medias, pas hyrjes së Meritonit në “BBV”, ku dhe u prek disa herë kjo çështje. Pas përfundimit të asaj eksperience, Meritoni ende nuk e ka takuar djalin e tij.

Ndlrkohë, edhe ish-banori i Big Brother VIP Albania 3, Meriton Mjekiqi, ka uruar përmes rrjeteve sociale djalin e tij për ditëlindje.

Ai ka ndarë disa postime krah tij në Instagram, ku zgjedh fjalët më të bukura për të.

“Shpirt i babit, Loar! Gëzuar ditëlindjen, dritë e diellit dhe e syve të mij”, ka shkruar ai.

Prezantuesi i njohur tutje theksoi: “Mos harro kurrë që babi të do”.

Moderatori në edicionin e tretë të Big Brother tha se kanë kaluar shumë vite që nuk e ka parë djalin për shkak të raporteve që ka me ish-partneren.

Ai mes tjerash ndau edhe një rrëfim, duke treguar se Loari është me autizëm.

Mjekiqi shpresoi shumë që pas Big Brother të takohej me të, pasi ai jetonte jashtë me të ëmën.

revista.one/