“Djali nuk e njihte”, Iliriani tregon takimin e Parashqevisë dhe Luke
January 6, 2025Elton Iliriani në Top Story në Top Channel ka përshkruar takimin emocionues mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj pas 15 vitesh.
“Takimi mes Parashqevisë dhe Luke është një takim i shumëpritur, është dashur 15 vite dhe nuk ishte një takim kaq i thjeshtë duke pasur parasysh që kishte disa vendime gjykate që nuk e lejonin. Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet vetëm duke u lutur te Zoti.
Sot e them me plot gojën që pavarësisht atyre që kam bërë ishte vullnet i Zotit. Deri sa djali ka mbushur 18 vjeç ka pasur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit.
Duhet theksuar që djali e kishte humbur totalisht imazhin e nënës së tij, nuk e njihte fare. Djali kur ka ardhur ka ardhur i trembur, shumë i trembur”, u shpreh ai.
Ai tregoi momentin kur ata të dy u takuan në hotelin ku qëndronte diva e muzikës, ndërsa tregoi edhe se djali ishte i trembur.
Ai tha se divorci mes saj dhe Robert ka qenë një pjesë shumë e vështirë dhe se djalin e ka marrë me polici i ati, pas vendimit të gjykatës.
“Në fillim kishte frikë të hiqte mbulimin e fytyrës dhe i thash që është e pamundur ta takosh me fytyrë të mbuluar se ajo nuk do të të njohë dhe mu desh një orë ta bind.
Ndoshta mbante mend dhe dramat dhe përplasjet kanë pasur kur ishte 5 vjeç sepse Roberti më tha që e kishte marrë me polici sepse nuk ishte as me nënë as me babanë, por në një vend tjetër. Djali ka qenë më vetë në momentin deri sa është marrë vendimi i gjykatës. Është hera e parë ndoshta shumë e rrallë që një gjyqtare grua t’i heqë të drejtën nënës për fëmijën. Kam informacione të trishta se përse është marrë ky vendim. Do doja të konsultohesha me të dhe institucione të tjera për t’i ndarë.
Djali ishte i traumatizuar dhe më kërkoi që asnjë video dhe foto nuk do merrte imazhin e fytyrës së tij madje as në profil. Ai nuk donte që të ishte i famshëm.
Takimi ishte në fillim mbi gjemba, kishte emocion shumë. Parashqevia u ngrit në këmbë, ajo e kontrollon veten, është një grua e fortë dhe nuk qanë kollaj, por ajo pati një emision. Ndoshta nuk pati një emocion tipike shqiptare, por ajo është një nënë artiste, atipike, unë nuk prisja që të reagonte ndryshe, madje u surprizova që ajo i tha ‘shpirt i nënës’ dhe ai që i vuri kokën…”, rrëfeu ai.
Ai tha se Luke nuk e dinte fare që nëna e tij kishte qenë një artiste e madhe në Shqipëri dhe nuk kishte parë kurrë asnjë video të sajën duke kënduar. Ai tha se Luke pasi kishte dëgjuar këngën “E duam lumturinë”, e kishte rikthyer atë 6 herë në Youtube dhe se i kishte thënë asaj se ishte krenar për të.
“Takimi ishte menduar të ishte i shkurtër, dhe zgjati gjithë natën. Roberti qante gjithë natën, i biri donte të vëzhgonte çdo video të Parashqevisë duke kënduar, nuk kishte parë asnjë video të nënës deri në ato momente.
Ai tregoi momentin e takimit para se Luke të largohej, ndërsa tha se Parashqevia i kërkoi atij që të bëhej menaxherë i karrierës së saj, gjë që ai e pranoi dhe i premtoi se do të takohen sërish dhe se do t’ia plotësonte këtë dëshirë.
“Parashqevia bëri plane më të birin që i biri t’i menaxhojë dhe karrierën. Ishte një takim motivues.
Ndarja ishte një pikturë e gjithë plagës disa vjeçare. Aty kuptova që nuk mund të mbulohet një plagë e dhimbshme dhe e thellë me një lule.
Ai takim është fillimi i diçkaje tjetër.
Parashqevia është në gjendje të rënduar emocionale dhe për momentin nuk është mirë. Nuk mund të them që është e sëmurë, por di të them që nuk është mirë emocionalisht dhe plaga e saj është hapur dhe dhemb dhe është në kontroll të vazhdueshëm nga ne, një skuadër që është shtuar tashmë, dhe psikologë, dhe po mundohemi ta bindim dhe për një kontroll dhe ajo pranoi. Nuk duhet spekuluar që ajo është e sëmurë. E prisja këtë ngarkesë të saj emocionale.
I biri kur iku i premtoi se do të takohen, i premtoi dhe menaxhim të karrierës dhe mbledhjen e gjithë videove dhe krijimin e profileve në rrjetet sociale sepse nuk ka, dhe ajo ia la këtë të drejtë birit të saj. Kur erdhi mëngjesi, Parashqevia mendonte se kjo nuk do të ndalonte aty. U rrëzua emocionalisht brenda vetes dhe aty kërkova ndihmë nga të gjithë dhe nuk arritëm dot ta ndihmonim”, tha ai.
Ai tregoi se çfarë kishte në çantat e saj, teksa qëndronte në stacionin e ternit, për 8 vite si e pastrehë.
“Në çantë kishte furça dhe pastë dhëmbësh, lante dhëmbët sepse i kujtohej ajo Parashqevia e atyre viteve, kishte një krehër, disa një dollarëshe, qindarka, diçka që e vendoste në kokë që e kishte blerë 5 dollarë, kishte këpucë rozë tri numra më të mëdha, kishte shumë dhimbje…”, tha ai.