Djali vrau babain në Durrës, fqinjtë: Autori ishte kthyer nga Italia, viktima jetonte me një grua tjetër
October 28, 202569-vjeçari Pjetër Kodheli u gjet pa shenja jete në banesën e tij, në zonën e Kodrës së Kuajve, në fshatin Shkallnur të Durrësit. Policia mori njoftimin rreth orës 13:00 dhe u vu menjëherë në kërkim të autorit të dyshuar, Marjan Kodheli, 25 vjeç.
Pas një ndjekjeje intensive që zgjati rreth dy orë, forcat e posaçme “Shqiponja” arritën ta arrestojnë në lagjen nr. 13 të Durrësit, në një lokal në bregdet te Shkëmbi i Kavajës, në pronësi të motrës së vet. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi thikën me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia tha se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor. Fqinjët e familjes janë shprehur të tronditur nga krimi i rëndë.
Sipas dëshmive, viktima jetonte me një grua tjetër në banesë, ndërsa Marjani ishte kthyer vetëm pak javë më parë në Shqipëri. Banorët pohojnë se familja Kodheli ishte e qetë dhe nuk kishte pasur konflikte në lagje.
“Si rezultat i kontrollit intensiv, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës mundësuan lokalizimin në lagjen nr. 13 dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Marjan Kodheli, 25 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), djalit të shtetasit Pjetër Kodheli.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 25-vjeçarit, me cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë). Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme’, njoftoi sot policia.
Fqinjët e familjes kanë thënë se autori prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri nga Italia.
Fqinjtët janë shprehur se familja ka qenë e qetë. Sipas dëshmive të banorëve, viktima jetonte me një grua tjetër në shtëpi.
‘Djali ka qenë jashtë. Ne s’kemi qenë në shtëpi. Këta janë nga Mirdita. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, e ëma i kishte vdekur pasi i ra një tjegull në kokë. Po kanë qenë familje e mirë. Po janë jashtë shtetit të gjithë’, tha ai.
revista.one/

 
			
