Djemtë e “West Side Family” bëjnë gjestin emocionues për vajzën e Dr.Florit

Djemtë e “West Side Family” bëjnë gjestin emocionues për vajzën e Dr.Florit

August 30, 2022 0

Djemtë e “West Side Family”, Landi Hysi dhe Armir Shahini, kanë bërë një gjest shumë emocionues ndaj mikut të tyre të ndjerë Florian Kondi, i njohur thjesht si Dr.Flori.

Ata kanë ndarë në rrjetet sociale disa foto ku shfaqen përkrah vajzës së artistit të ndjerë, Kaltrinën, në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Në këtë shkollë u ata u formuan si grup dhe nisën hapat e para drejt karrierës së tyre.

Nga postimi i Landit shihet qartë se ata janë të përkushtuar ndaj vajzës së mikut të tyre të paharruar dhe nuk hezitojnë t’i japin këshilla asaj për hapat në jetë.

“Këshilla, llogje, historira. Ç’na lodhët! Po ç’e deshët! Hë, ka mo?! E mora vesh! Po. PO. POOO!!! Daaakord! Ëhë ëhë… Sigurisht, natyrisht! Ishit shumë të kjartë! Hajd shnet!!! Petro Nini Luarasi, Sërish…Urime, mirëseerdhe, suksese, paç fat, etj. etj. etj. Kelly.”-shkruan Landi.

Dr.Flori u nda nga jeta në nëntor të 2014 duke i lënë një humbje të madhe muzikës shqiptare e dhimbje miqve dhe familjes së tij. Miri dhe Landi e kujtojnë gjithmonë mikun e tyre të ndjerë dhe i dedikojnë fjalë emocionuese në çdo rast.

Rikujtojmë se në dhjetor të 2017 ata i kushtuan klipin me këngën e titulluar “Beso“, pjesë e së cilës ishte edhe Dr. Flori me zërin e tij të regjistruar më përpara.

revista.one/