“Do bëhemi 3”, Kiara nuk i fsheh më emocionet

“Do bëhemi 3”, Kiara nuk i fsheh më emocionet

November 22, 2023 0

Më në fund e konfirmuan. Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të bëhen prindër të një vajze. Çifti ka zgjedhur mënyrën e veçantë për të zbuluar shtatzëninë dhe gjininë e bebit.

Pas konfirmimit, Kiara Tito nuk i ka fshehur më emocionet. Përmes një postimi në Instagram, moderatorja thotë se kur mësuan lajmin mezi prisnin ta ndanin me ndjekësit e tyre.

Kiara Tito: Ne kur e mesuam lajmin na la pa fryme dhe mezi kemi pritur ta ndajm edhe me ju. Jemi te mbushur me emocione, pasi shume shpejt do te vij ne jete fruti i dashurise tone, qe mezi presim ti shohim syte dhe ti prekim duart.. Kjo eshte per te gjithe ju qe prej fillimit keni perjetuar me ne cdo emocion te historise tone te bukur te dashurise. Do te behemi 3.

revista.one/