Do habiteni! Anxhela e zbulon për televizionin helen: “Jam greke!”

Do habiteni! Anxhela e zbulon për televizionin helen: “Jam greke!”

April 12, 2021 0

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja Anxhela Peristeri, ka zbuluar se stërgjyshi i saj ka qenë grek. Teksa ka folur për median greke, EPT 1 , ajo ka thënë ndër të tjera se edhe mbiemri i saj është grek.

Por edhe pse me prejardhje helene, sipas saj, këngëtarja ka thënë se Shqipëria është atdheu i saj. Ajo shtoi se Greqinë e adhuron pasi ka jetuar kohën më të mirë të saj. Ajo i referohet kohës kur shkoi emigrante në këtë vend.

“Pershëndetje, jam Anxhela Peristeri dhe përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision sivjet me këngën “Karma”.  Çfarëdo jep, merr, prandaj dhe ne duhet t’ju bëjmë mirë të tjerëve që të marrim mirësi. Unë dhe kompozitori im Klejdi Bahiti kishim menduar çdo vit që të merrnim pjesë, por gjithmone ishim shumë të zënë. 

Sivjet me shkakun e pandemisë kishim kohë dhe zgjodhëm një kenge midis 2 -3 që shkruam dhe shkuam në festival. Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. 

Fillova në fillim me Valantin  pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira.’’- tha Peristeri për televizionin grek. Në fakt mbiemri Peristeri nuk është grek. Nëse Anxhela ndihet greke, kjo është punë plr të. Por të shfytëzosh një intervistë për Eurovizionin, që të shpallësh se je greke, kjo ishte e çuditshme! Urime Anxhela për pasaportën e re!

/revista.one/