“Do iki, do marr valixhet”, ç’i ndodhi Olta Gixharit në Big Brother?
January 5, 2023Së fundmi, Olta Gixhari ka qenë duke bërë një bisedë me Amosin.
Ajo ka treguar se nëse nuk zgjidhet situata e saj me Gentin, atëherë ajo do të marrë valixhet e do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Olta: Nuk dua të rri në këtë shtëpi dhe të dëgjoj kështu batutash! Nuk dua, do iki, do marr valixhet!
Amos: Ça po thua?
Olta: Nuk mund të rri të dëgjoj kështu batutash, ose duhet të iki ai!
Më herët, Olta Gixhari ka bërë disa deklarata gjatë “prime”-t të BBV Albania. Mirëpo, asaj ende nuk i ka dalë inati me Arbër Hajdarin.
Jo vetëm kaq por ajo thotë se opinionet e Arbrit janë histori të sajuara.
Olta: “’Olta ka folur kundra Gentit dhe ka ngritur komplote’. Nuk është fare e vërtetë”.
Amos: “Kjo është budallallëk. Këto opinionistët sido të jetë, duhet ta blejnë abonimin dhe ta shohin 24 orë që kur të vijnë këtu të japin mend”.
Sherri me Gentin
Shkak u bë një gjest i Gentit, që bëri që Olta të reagojë e të shpërthejë keq.
Olta Gixhari: Nuk dua të rri në këtë shtëpi dhe të dëgjoj kështu batutash. Do iki. Ose do iki ai. Nuk thuhet ajo, unë jam nënë me fëmi, jam e martuar. Si duhet të reagojë burri im tani? Të hedhi bombën, të hipë nga muret. Në një situatë normale, kjo të kishte ndodhur jashtë, ai tani do ishte bërë gjak, nga unë e para. Do ia kisha rrasur me shishe kokës. Unë nuk fola më fare. Thashë që më erdhi t’i gjuaja. Thashë, jo nuk po e bëj, por kam të drejtë të imagjinoj. S’kam pse e ndërpres. I tha Rolando kërko falje. Jo tha.
Genti: Nuk u nxeha, Olta mund të hajë çdo gjë, por për mua jo çdo gjë hahej.
Ronaldo: I them Gentit, e ke nisur herët me Oltën se të ha. Më tha që Olta ha edhe shumë gjëra të tjera. Dhe e bëri me duar. Thjesht po shihnin njëri-tjetrin në sy.
Mikela: Unë i thashë si femër më vjen turp, sidomos për moshën që ke, po të them që shko kërkoji ndjesë.
Ronaldo: Ai mua më tha unë vazhdova atë që the ti.
Mikela: Unë pashë Oltën me sytë e përlotur në dhomë të gjumit dhe i tha Kristit si nuk reagove ti.
Ronaldo: Unë reagova i thashë kërkoi ndjesë urgjent, si nuk të vjen turp, njeri i vogël.
Mikela: Më tha, pse vjen që të më provokosh?
Debati me opinionistin
Olta: “Ose dorëzo çelësat Arbër! Dorëzo çelësat dhe ik nëse nuk e bën dot”.
Në një moment Arbri i është drejtuar Olta Gixharit duke i thënë që bën “zhurmuesen”.
Ky “epitet” nuk i ka pëlqyer aspak aktores, e cila e ka konsideruar si bullizëm. Teksa Arbana i ka kërkuar Arbrit t’i përgjigjet Oltës, ai ka zgjedhur ta injorojë duke u shprehur: Nuk kam çfarë t’i përgjigjem…