“Do jenë ‘kokë më kokë’ në televotim…”/ Ronaldo Sharka “zbulon” dy konkurrentët më të fortë në BBV

“Do jenë ‘kokë më kokë’ në televotim…”/ Ronaldo Sharka “zbulon” dy konkurrentët më të fortë në BBV

May 23, 2024 0

Ronaldo Sharka ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Wake Up’. Ai bëri një analizë të lojës së banorëve të ‘Big Brother VIP Albania’, tregoi se kush mund të fitojë (sipas tij), si dhe preku pak debatin që zhvilloi të dielën me Donald Veshajn.

Ai u shpreh se numri i ndjekësve në Instagram, nuk e bën një person fitues në ‘BBV’, duke sjellë në vëmendje faktin se Donaldi kishte më shumë ndjekës sesa Iliri, por në fund fitoi balerini.

“Fenomen është dhe Ujku i Cërrikut dhe në TikTok me followersa. Sasia nuk është gjithmonë cilësi, të gjithë mund të kenë shumë K. Çfarë do të thotë kjo? Se Mimoza Ahmeti nuk vlen. Edhe Donaldi kishte shumë K në krahasim me Ilir Shaqirin, por publiku në natën finale.. një tjetër lloj analize. Në fund ishte Iliri ai që fitoi. Nuk fitojnë gjithmonë K-të. Romeo është emër i rëndësishëm i showbizit me produktet e tij”.

Kujtojmë se Donaldi u shpreh gjatë ‘Fan Club’ se:

:Fenomen me 70K në Instagram nuk ka bro. Bëhet fenomen një person që vetëm ofendon?”.

Ai tha se ky mund të jetë sezoni ku një shqiptar i Kosovës, Meriton Mjekiqi dhe një grua e fortë Egla Ceno të përballen “kokë më kokë” me njëri-tjetrin për çmimin e madh.

Është një opsion që ’kokë më kokë’ në këtë Big Brother mund të jetë Egla me Meritonin. Mund të jetë viti që një grua e fortë shkon në dyshe dhe përballet. Një shqiptar i Kosovës përballet me një grua atë fortë. Nuk është e qartë fitorja sepse të gjithë kanë fansa.”- tha Ronaldo.

revista.one/