Do performonte në “Orange Club”, Fifi reagon për vdekjen e kamarierit në Sarandë
August 27, 2023Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, e cila do duhej të performonte mbrëmjen e kaluar në “Orange Club” në Sarandë, ka reaguar për vdekjen e kamarierit 17-vjeçari Antonio Delilaj të cilin e zuri poshtë kavoja e ashensorit të improvizuar që përdorej nga biznesi kryesisht për furnizimin e lokalit.
Fifi i shprehur ngushëllimet familjes dhe duke thënë se kjo ngjarje e la në shok.
”Ngushëllime Familjes Delilaj. Ngjarja e djeshme më la në shok,” shkruan Fifi në “instastory”.
Antonio nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme.
revista.one/