Zbardhet biseda/ “Do ta fus Borën në serialin HOT”, propozimi i Ermal Mamaqit që provokoi Donaldin

Zbardhet biseda/ “Do ta fus Borën në serialin HOT”, propozimi i Ermal Mamaqit që provokoi Donaldin

February 11, 2022 0

Së fundmi, banorët e shtëpisë së “Big Brother” i janë nënshtruar një sfide shumë interesante. Ata kanë mundësi për të darkuar me persona jashtë shtëpisë, si miqtë apo familjarët e tyre. Mirëpo, për të realizuar këto takime ata duhet të paguajnë para të cilat i zbriten çmimit të madh prej 115 mijë euro.

Teksa dy vizitorët e parë ishin opinionistët e formatit, Arbri dhe Balina, mbrëmë shtëpia më e famshme në Shqipëri ka mirëpritur miqtë e tyre, njëkohësisht edhe personazhe publike shumë të njohura për publikun.

Agrona Llakaj, Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Ed Manushi, Flori Gjini, Salsano Rrapi ishin disa nga të njohurit që darkuan mbrëmjen e djeshme me 6 banorët Donaldin, Ilirin, Beniadën, Monikën, Einxhel dhe Arjola.

Darka ka shkuar në mënyrë fantastike, mes bisedash interesante e batutash të pafundme. Mirëpo, në një moment teksa qëndronin në oborr, Ermal Mamaqi ka “ngacmuar” Donaldin duke i përmendur ish-in e tij, Bora Zemanin.

Mamaqi tha se do ta bënte Borën pjesë të serialit të tij “Hot”, ndërsa Donaldi u vu pak në siklet teksa iu përgjigj duke qeshur që ta paguante mirë.

Pas kësaj skene, duket se produksioni mori masa duke qenë se thërriti në dhomën e rrëfimit Ermal Mamaqin. Më vonë, vizita e tyre në shtëpi përfundoi.

Biseda:

Ermal Mamaqi: Sezonin e ri do marrim Bora Zemnin si aktore.

Donaldi: Te sezoni i ri?

Ermal Mamaqi: Po.

Donaldi: Vetëm duhet ta paguash mirë.

Ermal Mamaqi: Ça ke o vëlla pse të djeg miza ty?

Donaldi: Unë u kujdesa thashë…

Salsano Rrapi: I djeg miza sepse ka ngelur akoma brenda kjo gjëja.

Ermal Mamaqi: O plak e paguaj se kam sponsora.

Donaldi: Jo mo thjesht thashë ta paguash mirë.

Arjola: Këtë sezon do më paguajë shumë mirë.

Ermal Mamaqi: Dhe do t’i bëj një superofertë Ilirit.

Iliri: Unë pres oferta.

Ermal Mamaqi: Mund të jesh çift me Bora Zemanin.

Xhemi Shehu: O Ermal po flet shumë, nuk duhet të flasësh për projektet e jashtme.

Ermal Mamaqi: Po tregoj.

Donaldi: Do ti ndash karakteret dhe hajde flasim.

Salsano Rrapi: Ky do jetë killer.

Donaldi: Ndaji karakteret dhe hajde flasim.

Siç duket, ngacmimet e Ermalit brenda shtëpisë iu kthyen mbrapsht nga fansat e Beatrixës.

Reagimi i Mamaqit

Përmes një videoje në Tik Tok-un e tij Ermali sqaroi se gjithçka ishte në kuadër të shakasë dhe se fansat e çiftit të ri nuk kanë pse të revoltohen kur vetë Donaldi “u shkri” kur u përmend Bora.

“As kur kam kënduar në fushatë për Berishën nuk kam marrë kaq shumë mallkime sa dje,” – tha Ermali.

Biznesmeni ishte i ftuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nga ku u nxor menjëherë pasi dha informacionet nga jashtë. revista.one/