“Dolën në përgjime duke bërë pazare për mbylljen e lokaleve”, operacion për arrestimin e 9 policëve, pezullohet shefi i komisariatit dhe ai i policisë

“Dolën në përgjime duke bërë pazare për mbylljen e lokaleve”, operacion për arrestimin e 9 policëve, pezullohet shefi i komisariatit dhe ai i policisë

October 21, 2021 0

Një operacion është zhvilluar për arrestimin e 9 policëve me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, ndërsa me vendim të Gjykatës së Tiranës një shef Komisariati ka marrë masën e sigurisë pezullim nga detyra. Janë ekzekutuar 10 masa sigurie, 3 arreste me burg e një arrest shtëpie në Tiranë dhe 6 masa të tjera “detyrim paraqitje” për efektivët e Korçës.

Në Korçë është arrestuar shefi komisariatit Korçë, shefi i sektorit të policisë rrugore Korçë, specialist i policisë rrugore dhe 3 agjentë të policisë rrugore për veprën penale të shpërdorimit detyrës ndikimit të paligjshëm, premtim për korrupsion falsifikim të dokumenteve. Ndaj këtyre 6 personave të fundit rëndon masa “Pezullim i ushtrimit të shërbimeve publike dhe detyrim Paraqitje”.

Hetimi po kryhej për një dosje të trafikinit të klandestinëve, e cila është veçuar dhe policët në disa Komisariate sipas hetimit të prokurorisë së Tiranës dhe SHÇBA-së nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. Ata shfaqen në telefon duke bërë pazare për mbylljen e lokaleve gjatë masave anti-covid.

Detajet në lidhje me këtë operacion mbahen sekret.

Njoftimi i Gjykatës

Në hetim së bashku me Prokurorinë e Tiranës është edhe SHÇBA, e cila dy vjet më parë ka ngritur task forca për hetimin e policëve sipas një marrëveshjeje të firmosur.

Në funksion të proçedimit penal 4261 viti 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendim Nr.1822, datë 19.10.2021, ka vendosur;

Krenar Gjokutaj


1. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
2. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.


Klemend Pikuli

3. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
4. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
5. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

6. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
7. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
8. Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

revista.one/