Doli single nga “Për’puthen”, Albi tregon të dashurën që ka gjetur

Doli single nga “Për’puthen”, Albi tregon të dashurën që ka gjetur

July 18, 2022 0

Albi Dhima ishte një nga konkurrentët më të përfolur nga sezoni i fundit i “Përputhen”, sidomos për marrëdhënien e trazuar me Alesian, konkurrenten tjetër.

Por mbas mbarimit të emisionit, fati i paska buzëqeshur Albit pasi së fundmi na ka prezantuar me të dashurën e tij bukuroshe. Ai nuk e ka zbuluar akoma emrin e saj por ka thënë se do ta bëjë së shpejti. Menjëherë pas postimit ai ka marrë urime të shumta. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, Albi u shpreh se ndihej mjaft me fat dhe i lumtur për personin që kishte në krahë.

Ai gjithashtu u pyet për marrëdhënien e tij me konkurrentin tjetër, Bashkimin, me të cilën ai pati krijuar një miqësi. Duke qenë se nuk janë parë bashkë kohët e fundit ai u pyet nëse miqësia e tyre vazhdon akoma dhe Albi sqaroi se ata janë në kontakt akoma por angazhimet e ndryshme i kanë mbajtur larg.

“Ndarja” e tij nga Alesia shkaktoi mjaft zhurmë dhe madje ajo e akuzoi Albin për një të shkuar të errët.