Donald Veshaj dhe Bora Zemani u veshën rozë dasmën e Elgit Dodës

Donald Veshaj dhe Bora Zemani u veshën rozë dasmën e Elgit Dodës

June 5, 2023 0

Donald Veshaj dhe Bora Zemani zgjodhën të kombinoheshin, ndërsa ishin të ftuar në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës.

Çifti organizuan një dasmë magjike në bregdet në jug të Shqipërisë.

Eventi ka qenë i mbushur me yje dhe personazhe të njohur përfshirë Bora Zemanin, Donald Veshajn, Romeo Veshajn, Ermal Fejzullahun, Ariana Fejzullahun, Luiz Ejllin apo Kiara Titon.Moderatorja e njohur veshi një fustan të gjatë saten teksa prezantuesi zgjodhi një kostum rozë të hapur.

Klea duket magjepsëse me një fustan të bardhë saten ngjitur pas trupit, me flokët të mbajtur bisht.

Ndërsa pjesën e bustit, ajo ka zgjedhur ta ketë me gurë në formë lulesh të vogla.Nga ana tjetër, këngëtari dhe kompozitori i famshëm zgjodhi që në ditën e dasmës të veshë kostum ngjyrë bezhë.

Në janar të vitit 2020, të veshur si nuse dhe dhëndër, Klea dhe Elgiti realizuan një set fotografik në shkretëtirën Agafay, në Marrakesh të Marokut.

Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.

revista.one/