Donaldi “14 vjeç dhëndër” thyen tavolinën gjatë realizimit të skenave të filmit në Big Brother VIP
February 7, 2022Mbrëmë (6 shkurt) për banorët e shtëpisë së Big Brother VIP ka nisur me një sfidë të re që u është dhënë nga “Vëllai i madh”.
Ata duhet të improvizonin skena nga filmat të ndryshëm, që fillimisht i shikuan në ekran dhe më vonë i realizuan.
Një skenë nga filmi i njohur shqiptar, “14 vjeç dhëndër” u caktuan ta luanin dy banorët që me profesione janë aktor, Donald Veshaj dhe Monika Lubojna.
Teksa po hynin në rolet e tyre dhe duke u munduar t’i përshtateshin karaktereve, Donaldit i ndodhi një situatë e papritur dhe qesharake.
Aktori u shtri mbi një tavolinë ku qëndroi për disa sekonda dhe e cila më pas u thye dhe ra në tokë.
Situata u prit me të qeshura nga të gjithë banorët që ishin duke e shikuar shfaqjen e Donaldit dhe Monikës. revista.one/