Donaldi-Beniada-Arditi, krijohet një trekëndësh dashurie në “Big Brother VIP”

Donaldi-Beniada-Arditi, krijohet një trekëndësh dashurie në “Big Brother VIP”

October 9, 2021 0

Nisin të shfaqen aleancat dhe çiftet në BB VIP. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme u diskutua dhe rreth një trekëndëshi të mundshëm dashurie që përfshinte emrat e Arditit, Beniadës dhe Donaldit.

Beniada ka krijuar afrimitet me të dy konkurrentët, gjë që ka nxitur dyshime tek fansat e këtij “reality show”.

Arditi tha se është ende herët për të folur për gjëra të mëdha dhe po ashtu shtoi se Beniada është e vetmja nga konkurrentet me të cilën mund të krijonte diçka përtej miqësisë.

Ndërkohë, Beniada tha se me Arditin është lidhur më tepër gjatë kësaj kohe të shkurtër.

“Me Ardin kam gjetur një djalë shumë të thjeshtë me një karakter afërsisht si i imi dhe kemi shkuar shumë shpejt dakord por edhe me Kledin u kënaqëm këto ditë, avash avash po njohim të tjerët.”

Ndërsa për Donaldin u shpreh se është shumë tip interesant dhe i lezetshëm për t’u njohur.

“Donaldi është shumë interesant, më pëlqen shumë. Është një djalë pa filtër, është shumë i lezetshëm për tu njohur”. 

Nga ana tjetër, Donaldi ka treguar se nuk i ka parë gjërat ashtu, por shtoi se nuk ka asgjë më shumë se aq.

 “E pashë klipin, se kuptova pse i kishit vënë atë muzikë se mu duk vetja si në dasmë. E kuptoj por nga situata që kemi qenë duke bluar kafenë, ato veprime mund të kenë qenë të nevojshme. Unë nuk i kam parë gjërat ashtu por prap Beniada është gocë e mirë, që ke qejf të bësh muhabet. Por kaq. Ajo muzika e lehtë nga mbrapa nuk është, shiheni si diçka normale. Të gjithë janë ndihmuar duke pirë cigare dhe ujë.”

revista.one/