Donaldi dhe Beatrix i japin fund lidhjes? Ja ç’ndodhi në festë!

Donaldi dhe Beatrix i japin fund lidhjes? Ja ç’ndodhi në festë!

February 22, 2022 0

Dyshimet se personazhet e BBV Donaldi dhe Beatrix janë ndarë, kanë lindur pasi dyshja mbrëmë nuk qëndruan bashkë. Ata ishin në festën e organizuar nga stafi i “Big Brother VIP”, ku pjesëmarrës ishin të gjithë ish-banorët dhe bashkëpunëtorë. 

Burime për “News31” kanë treguar se Beatrix ka shkuar me vonesë në festë dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt me Donaldin. Ajo ka qëndruar me vëllain e saj Albanin, kurse Donaldi ka qëndruar me Romeon dhe Elgitin, i veshur si Spiderman.

Kujtojmë se gjatë kohës që Beatrix ishte në Dubai, në një bisedë Donaldi me Einxhel dhe Beniadën ishte shprehur nëse Beatrixa nuk ndodhet në Shqipëri nuk do t’i flas më.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, dyshja nuk kanë publikuar asnjë fotografi të vetme, madje në një video të publikuar nga këngëtarja kosovare e cila i këndon Donaldit brenda ambienteve të shtëpisë së famshme, ky i fundit nuk ka reaguar fare duke mos e pëlqyer videon e as bërë ndonjë koment.

Dyshja gjatë kohës që kanë qenë brenda shtëpisë kanë pasur herë pas herë debate, por me eliminim e Beatrixës nga shtëpia dhe refuzimin e saj që t’i bashkohet në festën që ishte organizuar për finalistet, kriza mes çiftit ka filluar të thellohet.

revista.one/