“Donaldi do të kishte fituar po të mos mbyllte marrëdhënien me Bora Zemanin”
February 24, 2022“Nëse do ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që Donaldi do të fitonte”, deklaron fituesi i BBV Ilir Shaqiri. Balerini ka qenë i ftuar dje, në një intervistë në “Top Albania Radio”, ku ndër të tjera ka komentuar lojën e konkurrentit të tij Donald Veshaj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ai tha se beson që një nga arsyet pse ai nuk e fitoi çmimin e parë ishte pikërisht krisja e marrëdhënies së tij me ish të dashurën Bora Zemanin.
“Në qoftë se Donaldi do të kishte qenë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që do të fitonte. Nuk ndërhyra në raportin e tij me Beatrix sepse nuk kam dashur të interferoj në një lidhje. Donaldit ia thashë që mund ta kishte zhvilluar, mbajtur, interpretuar deri në fund atë që nisi me Borën, por nëse do ta kishte bërë mendoj që publiku do i kishte dhënë atë çmimin që aq shumë dëshironte.”- ka thënë Ilir Shaqiri. revista.one/