Donaldi nuk e priti mirë humbjen e Big Brother VIP, reagojnë Lori Hoxha dhe Arbana Osmani
February 21, 2022Fitorja e Ilir Shaqirit ka ndarë fansat e Big Brother VIP në dysh. Një pjesë mendojnë se fitorja ka qenë e meritur ndërsa të tjerë thonë se Donaldi duhet të ishte fitues. Vetë aktori i humorit duket se nuk e ka pritur mirë rezultatin final pasi nuk mori pjesë dje kur u xhirua Post Big Brother. Për më tepër, përflitet se kanë hequr dorë nga emisioni “Më lër të flas”.
Ndërkaq, një postim që ka bërë Lori Hoxha, producentja e Big Brother, duket si një thumb ndaj tij. “Nëse ju ofrohet një vend në një raketë, mos pyesni se çfarë ndenjëse. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të madha dhe më të mira.”, shkruan ajo.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar për herë të parë moderatorja Arbana Osmani, e cila ka hedhur poshtë zërat.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ajo thotë se nuk ka ndodhur asnjë konflikt dhe i uron suksese Donaldit.
“Po shoh qe ne mediat online te etura për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, status, koment i bere nga Produksioni i Big Brother Vip duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar nje konflikt qe nuk ekziston dhe as nuk do te ekzistoje ndonjehere. Une dhe Top Channel i jemi falenderues dhe mirenjohes do konkurent ne kete Big Brother, aq me teper Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka perfunduar dhe bashke me te uroj te mbaroje shpejt edhe vala e deshires per te vene kunder njerez qe vetem “kunder” nuk kane qene, nuk jane e nuk do jene ndonjehere”, ka shkruar Arbana.
Regjisori i spektaklit, Eduart Grishaj (bashkëshorti i Arbana Osmanit) reagoi duke thënë se të gjithë kanë dalë të fituar, por nuk dinë të pranojnë humbjen. “Asnjë nga ata nuk duhet të mërzitet për sa i përket titullit. Të gjithë kanë dalë me dinjitet, të gjithë kanë fituar,” tha regjisori ndërsa shtoi se nuk ka pasur asnjë spektakël tjetër ku produksioni është treguar kaq mbështetës.
revista.one/