Drama e divorcit/ Nëna e vesh djalin si vajzë, zhduket që të mos e gjejë babai i ndarë
May 30, 2021Merr fund saga e zhdukjes prej dy vitesh, së nënë e bir gjenden Mirela dhe Bledi Zefi. Këtë të premte policia ka ndaluar 35-vjecaren bashkë me djalin në nje banesë në zonën e Laprakës në Tiranë. Ata fshiheshin prej kohësh. 9-vjecari humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirelën, më 16 gusht të vitit 2019 ne Amerike. Ne kete kohë sistemi TIMS zbuloi se të dy kishin hyrë në Shqipëri.
Imazhi i tanishëm i 9-vjeçarit thuajse nuk njihet. Një vajze me flokë të gjata dhe i trembur në momentin kur policia ka trokitur në derën e shtëpisë private, që ishte marre me qira nga nëna e tij.
Bashkë me të birin jetuan të fshehur. Ajo e la t’i rriteshin flokët duke e veshur si vajzë. Ndërskohe shume herë ndryshoi vendndodhjen.
Të dy janë shoqëruar në komisariatin nr. 6 për t’u marrë në pyetje. Mirela dhe Bledi Zefi kanë udhëtuar më pas në Shkodër, nënë shoqërinë edhe të një autoambulance, atje ku familjarët bënë edhe denoncimin për zhdukjen e tyre dy vite më parë.
Me urgjencë pasi ka mësuar këtë lajm, babai i 9-vjecarit ka prerë biletën nga Amerika dhe mesditën e kësaj të shtune ka mbërritur në Shqipëri.
Mirela Zefi krejt papritur u largua nga banesa e saj në Amerikë bashkë me të birin më 19 korrik të vitit 2019. Fillimisht mori një banesë me qira, pa i dhënë asnjë shpjegim bashkëshortit të saj Marin Zefit. Por fill pasi u njoftua nga gjykata për t’u paraqitur me datë 22 gusht të vitit 2019 lidhur me kujdestarinë që kishte kërkuar bashkëshorti ndaj fëmijës, Mirela merr djalin dhe largohet. Për afro 3 vite gjendja shëndetësore e Mirelës nuk ishte e mirë pasi kishte shfaqur probleme të theksuara psikologjike dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin. /”Pa gjjurme”, Report TV/