Drenusha e trembur nga Atilla? Kriset raporti me Rezartin: Po ma zë frymën…
November 7, 2024Pas largimit të Atilla Kardesh nga ‘Big Brother VIP Kosova’, janë acaruar raportet mes Drenushës dhe Rezit, dy banorëve që kanë pasur afrimitet që në ditët e para.
Ndonëse ende nuk dihet saktësisht se çfarë krisi në raportin e tyre, Drenusha deklaroi mbrëmjen e kaluar se Rezarti nuk po lejon askënd tjetër që të ulet pranë saj.
“Mua ma zënë frymën meshkujt si puna jote, krejt ma zini frymën. Shumë e thjeshtë, kaq. Të më zësh frymën mua nuk mundet kurrkush, jam e lirë, e lirë. Me i thënë njeriut, veç mos më prek e po ma zë frymën, unë s’paskam parë kështu. O burrë po ma zë frymën edhe kaq. E ke treguar veten sot saktë kush je. Veç fjalën që e ke thënë para Sarës është turpi më i madh që ekziston. Nuk është hera e parë, disa herë ta kam thënë. Po ma zini frymën ju, unë s’i përqafoj as femrat kështu. I ka thënë Besforti sot diçka në mëngjes, edhe tërë kohën po merret me atë punë, pse i the. Edhe unë kam qenë tërë kohën duke folur me të, duke ndenjur dhe duke qeshur. Veç pse i thashë je duke ma zënë frymën se po më afrohesh shumë afër. S’e lë askënd të ulet afër meje. Lëri njerëzit të ulen, se unë s’jam pronë e askujt”– tha Drenusha e acaruar.
Edhe mëngjesin e sotëm, Drenusha ia ka bërë të qartë Rezartit raportin mes tyre, duke theksuar se nuk ka hyrë brenda ‘BBVK’ për të krijuar lidhje.
“Shiko Rezi, unë këtu s’kam ardhur të bëj lidhje, as pëlqime. As nuk më intereson ajo pjesë. Kam ardhur të krijoj shoqëri e të përjetoj eksperiencën më të mirë të jetës sime”.
Drenusha Latifi ka bërë një sërë deklaratash pas largimit të Atilla Kardesh nga Big Brother VIP Kosova. Ajo tha se do të ishte në gjendje ta përqafonte atë nëse do t’i kërkonte falje siç duhet.
“Isha zgju edhe per qafe e kisha kap, t’kish thon ditën e parë, Drenushë unë po du me të kërku falje për gjithçka që ka ndodh në jetën tonë”, i thoshte ajo Besfortit.
“Hajde, fol si njeri, thujem m’falë hajde vazhdojna, luajmë, ishim bo edhe bashkë në lojë për me i mposht të tjerët. Po, nuk diti”, potencoi ajo mes tjerash.
Në momentet e fundit të qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Atilla Kardesh surprizoi banorët dhe publikun me një mesazh të koduar, të drejtuar aktorit të njohur nga Shqipëria, Rezart Veleshnja.
Teksa po i përshëndeste të gjithë banorët për herë të fundit, Atilla i drejtoi Rezit disa fjalë që ngjallën kureshtje.
“Më vjen mirë që ju njoha të gjithëve, edhe ty Rezi… ta kesh parasysh që është një nënë, ika dy fëmijë jashtë, me respekt”, tha Atilla në adresë të aktorit, duke lënë të kuptohet se mesazhi përmbante një nënkuptim për situatën që ishte zhvilluar gjatë kohës së tyre së bashku në shtëpinë e BBVK.
Ky mesazh ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të programit dhe mediave online, të cilët e interpretuan si një lloj paralajmërimi për afrimitetin e krijuar mes Rezit dhe ish-bashkëshortes së Atillës, Drenusha Latifit.
Ky moment u shoqërua me një heshtje të shkurtër në shtëpi, ndërsa Rezi u tregua i matur në reagimin e tij, duke e marrë mesazhin pa koment.
revista.one/