Drenusha Latifi pranon të takohet Atillën, vendosin të pajtohen për hatër të fëmijëve
November 23, 2024Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova solli një moment të papritur dhe emocional, kur ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, e surprizoi me një darkë speciale. Ky takim, që zuri vend në shtëpinë më të famshme në Kosovë, erdhi pas një periudhe të gjatë konfliktesh publike mes tyre.
Drenusha dhe Atilla, dikur një çift i njohur në mediat rozë, kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave të ndërsjella për dhunë dhe presion, që çuan në ndarjen e tyre të bujshme. Megjithatë, në këtë takim të rrallë, ata treguan se marrëdhënia mes tyre ka hyrë në një fazë të re, më të qetë dhe të sinqertë, për hir të dy fëmijëve të tyre.
Darkën e shoqëroi një bisedë emocionale mes ish-partnerëve, ku të dy pranuan gabimet e së kaluarës dhe u shprehën të vendosur për të krijuar një klimë pozitive për fëmijët. Atrilla tha se kishte ardhur për të treguar mbështetjen e tij ndaj Drenushës dhe për t’i dhënë fund ndarjeve të thella që i kishin karakterizuar vitet e fundit.
“Nuk jemi këtu për t’u ribashkuar si çift, por si prindër që duan të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre”, tha ai.
Drenusha, e cila nuk i fshehu emocionet, falënderoi Atrillën për gjestin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të tyre si prindër.
Momenti preku shumë shikues, të cilët e vlerësuan si një hap pozitiv drejt pajtimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve mes ish-partnerëve.
Kujtojmë se Atilla u fut edhe në shtëpinë e Big Brother si banor, por u detyrua të largohej. I denoncuari për dhunë në familje, Atilla Kardesh, është larguar të mërkurën, më 06.11.2024, nga spektakli televiziv – shtëpia e “Big Brother Vip Kosova”. Hyrja e tij shkaktoi reagime të ashpra nga shoqëria civile e institucionet për shkak se brenda shtëpisë është edhe ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi, e cila e kishte denoncuar atë për dhunë në familje. Largimin e Kardesh nga spektakli televiziv e kishte kërkuar edhe Ministria e Drejtësisë.
Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi përjetoi një moment emocionues dhe të papritur, kur gjatë takimit me ish-burrin e saj, Atilla Kardesh, iu mundësua një bisedë telefonike me vajzën e saj, Ynwa.
Momenti i bisedës me vajzën ishte veçanërisht prekës, pasi Drenusha kishte kohë që nuk kishte mundur të fliste me të.
Megjithatë, një detaj i vogël që shpesh ka qenë në diskutim për spektaklin u bë i dukshëm gjatë kësaj bisede. Vajza e Drenushës, në fillim të videos, thotë: “Bab, këtu hala po thotë që jeni duke u ulur”. Kjo lë të kuptohet se transmetimi i Big Brother VIP Kosova mund të ketë një vonesë të vogël prej 5-6 minutash, një fakt që shpesh është diskutuar mes shikuesve të programit.
Ky detaj tregon se programi nuk është transmetuar 100% live, por ka një vonesë të shkurtër për të shmangur ndodhitë e papritura dhe për të menaxhuar më mirë situatat që mund të krijojnë pasiguri për prodhimin.
Kjo ka ngritur dyshime dhe ka nxitur debate mes ndjekësve të shfaqjes, të cilët shpesh janë të shqetësuar për transparencën dhe autencitetin e transmetimeve live dhe në kohë reale.
revista.one/