Droni për Sarën nga Jurgen Uldeda në BBV, ja si reagon Bardhi

Droni për Sarën nga Jurgen Uldeda në BBV, ja si reagon Bardhi

February 17, 2024 0

Para disa ditësh Sara i ka treguar Erjolës për marrëdhënien që ka lënë pezull jashtë me boksierin Jurgen Uldedaj. Ajo i ka treguar asaj se ai ka një ndjeshje shumë të rëndësishme dhe do të donte shumë që ai të shpallej kampion.

Mesa duket përgjigja e Sarës erdhi sot, pasi në shtëpi u dërgua një dron me foton e boksierit që shkruante:

Kampion bote!

Sara është emocionuar pasi pa dronin dhe ka filluar të qajë, teksa i ka thënë Bardhit:

E ka sjellë ai, të më jap një shenjë që vazhdo se çdo gjë është okay”.

Bardhi ndërkohë e ka mbështetur mendimin e saj teksa duke e puthur i thotë:

 Qenka djalë i mirë.

Pas momentit ku u gëzua, Sara ka folur me Artën pasi nuk është e sigurt nëse Jurgeni e ka nisur dronin për ta gëzuar apo se ka inat me të.

Ndërkohë, mbrëmë në lojën sekrete Bardhi është pyetur me fjalë ofenduese në lidhje me Sarën.

Ka qenë Roza ajo e cila ka lexuar pyetjen duke i thënë Bardhit se nuk dëshiron fare t’ja bëjë pasi ai është një djalë flori

Bardhi e kupton sa trap po del me Sarën, kur do flasësh?

Bardhi: Po flas në çdo situatë që më ka takuar, në disa që s’më ka takuar i kam cekur, edhe në Prime dhe gjatë… ditëve tjera.

Meritoni: Si nuk po ju vjen marre?

Sara ndërhyn direkt për t’i shpjeguar Bardhit pyetjen, ndërsa Roza i thotë që të mos ndërhyjë në përgjigjen e tij.

Sara: Po del si trap që s’përfshihesh.

Roza: Lëre të flasë.

Bardhi: Është e vetmja pyetje që përmbajti ofendim personal, edhe më vjen mirë të di kush e ka bërë, por nuk ka rëndësi për momentin. Jam përfshirë në shumë situata, përveç situatës me Meritonin që e kam shok shumë të mirë dhe Sarën të dashur, nuk e pashë të arsyeshme të përfshihesha. Nëse ka nevojë për të reaguar në një situatë me Sarën reagoj njëjtë, nuk ka nevojë të quhem trap.

Fationi: Vetëm trap nuk je.

Gjatë një bisede me banorët në oborr, Juli e këshillon Bardhin se kushdo që e ka thënë fjalën ‘tr*p, nëse nuk e ka patur me qëllime të këqija e ka në fjalorin e tij në përditshmëri. Në bisedë u përfshinë dhe banorë të tjerë të cilët po aludonin se kush mund ta kishte bërë këtë pyetje, ndërsa përmendej emri i Rozës nga Sara.

revista.one/