“Du me tpa , po t’thiri…” Ana i lutet me këngë Getinjos për një takim, ja përgjigja
May 18, 2021“Du me tpa , po t’thiri t’thiri vec kallxom ku je ?!”- shoqëruar me emoji duke qeshur me lot. Kështu e ngacmoi Ana Lleshi këngëtarin Getinjo në Instagram. Ishte flirtim apo kërkesë për bashkëpunim?
Megjithëse Getinjo kishte vendosur vetëm një emoji dhe asnjë tekst të këngës së tij që komentuesit ta plotësonin, Anës i erdhi të “këndonte” në koment pikërisht këto rreshta të Getinjos.
“Ishim parë, amo s’di a “Për’puthem”- ia ka kthyer reperi, i cili s’ka marrë më asnjë përgjigje nga Ana. Ose ndoshta kanë vazhduar bisedën privatisht.
Ana Lleshi debutoi në muzikë me këngën “Deal”, të cilën e publikoi 2 ditë më parë. Ajo ishte ndër të paktët që nuk ka publikuar një këngë nga konkurrentët e “Për’puthen” dhe sigurisht që vëmendja për këtë projekt muzikor të saj ishte maksimal.