“Dua burrë si Luizi”, RTSH shkarkon spikeren pasi hapi lajmet me deklaratën për fituesin e BBV2 

“Dua burrë si Luizi”, RTSH shkarkon spikeren pasi hapi lajmet me deklaratën për fituesin e BBV2 

May 9, 2023 0

Emirjada Muço, gazetare prej 19 vitesh është shkarkuar nga puna e saj si spikere lajmesh në Radio Televizionin Shqiptar (RTSh). Shkak është bërë deklarata që ka bërë në hyrje të një edicioni lajmesh, ku tha se dëshironte një bashkëshort si këngëtari e fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli.

Largimin nga puna e ka bërë me dije vetë gazetarja përmes një postimi në rrjetet sociale , teksa shton se pas ekranit të RTSH-së fshihen njerëz të vegjël që mezi e prisnin që ajo të bënte një deklaratë të tillë në mënyrë që të kishin arsye për ta larguar.

Persona të tillë, sipas gazetares, nuk kanë bërë as 19 kronika në jetën e tyre dhe kanë harruar se skandalet e vërteta janë ato të qeverisë. Në letrën bashkangjitur postimit, shkruhet se gazetarja ka shkelur etikën dhe ka përdorur simbolet e RTSH në postimet e saj në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë i gazetares:

“Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Televizionit Shqiptar. E them me keqardhje JO sepse nga sot jam e papunë por se ne atë ekran dhashë gjithshka kisha , madje dhe “vlerësimin” tim për fituesin e Big Brother Albania. Ajo cka ndodhi më bëri të kuptoj dhe të reflektoj se pas ekranit të madh e publik të RTSh fshihen disa njerëz të vegjël. Ata që mezi pritën “skandalin” e madh mediatik. Kam një falenderim për të gjithë ata miliona shikues që më kanë ndjekur dhe vlerësuar në këto 19 vite karrierë e cila u ndërpre përkohësisht nga njerëz të ciët nuk kanë bërë as 19 kronika në gjithë jetën e tyre. Gjithsesi i falënderoj këta drejtues që më bënë të kuptoj se ne c’batak është zhytur televizioni më i madh në vend. U morën me “skandalin” tim dhe harruan SKANDALET e vërteta sic janë.

Punësimet pa asnjë kriter.

Vjedhjet me tendera e karburante.

Bindja e verbër ndaj politikanëve të mëdhenj e të vegjël e shumë e shumë të tjera! Në rrugëtimin tim si gazetare i kam mëshuar fort kryefjales së këtij profesioni ” Fjalës së lirë” , pasqyrimit real të problematikave, kronikave në shërbim të qytetarëve e cila jo pak herë më ka penalizuar nga drejtues te Rtsh. p.s Rrugëtimi im vazhdon , mund ti heqësh një gazetari punën por jo penën”, ka shkruar Emirjada në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ajo u shpreh se është e lënduar, por nuk do ta lejë çështjen.

Eri Muço: Me telefonuan dhe i sqarova që nuk kanë lidhje me lajmet, u bë një mbledhje partie, është një ngjarje e rëndë për TV tonë. Gazetarit mund t’i heqësh punën, por jo penën, atë ditë në mbledhjen e parë më është thënë që nga sot nuk do të jesh më gazetare, por recepsioniste, u thash që nuk e pranoj një gjë të tillë, të më penalizojnë për një gjë që nuk ka lidhje me lajmet, i kisha bërë reklamë një televizioni tjetër dhe kisha shkelur kodin e etikës sepse kisha përdorur studion, duke parë gjërat se si rrodhën më pas, pas dy javësh është bërë një emision pasdite që është folur vetëm për Luizin. Ka qenë telefonata e parë me nënë, nuk po përmend gazetarë, i kam kërkuar madje ju flisni për të dhe më penalizoni mua. U thirra në Tiranë në mbledhjen e dytë, unë jam gazetare prej 19 vitesh, kam punuar për RTSH, kam dërguar lajme.

Më tej, Muço shtoi se e ka çuar çështjen në gjyq:

“Unë jam konsultuar, nuk mund të flas për pjesën e termave ligjorë, por jam në një proces gjyqësor, e kam kundërshtuar vendimin. Ua them edhe shoqeve të mia, në këtë Big Brother që ishte i gjithë shqiptarëve, të gjithë fituan, por vetëm unë humba. Besoj do më mbështesin, do doja ta takoja çiftin. Jam lënduar me shpirt, por nuk dorëzohem lehtë”, deklaroi Muço.

revista.one/