Dua Lipa shkëlqen me krijimin e stilistes shqiptare që po bën emër nëpër botë, Nensi Dojaka
September 11, 2021Kjo veshje e Dua Lipës është krijim i një stilisteje shqiptare, e cila jeton dhe punon në Londër dhe është shumë e suksesshme në tregun ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për stilisten Nensi Dojaka, e cila vetëm pak ditë më parë fitoi Çmimin LVMH të vitit 2021 për talentet e reja.
Dua në një postim të bërë në InstaStory e uroi bashkëkombësen e saj për çmimin e fundit, ndërsa edhe ka bërë me dije se ishte ajo dizajnerja e veshjes së saj në këtë paraqitje.
“Veshur nga një stiliste shqiptare, Nensi Dojaka. Urime Nensi për fitoren e çmimit LVMH”, ka shkruar Dua Lipa në InstaStory.
Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, ishte edhe shqiptarja tjetër e famshme, Rita Ora, ajo e cila e uroi e para stilisten me prejardhje shqiptare për këtë fitore – gjithashtu përmes një postimi në InstaStory.
revista.one/