Dua Lipa kthen stilin e Amy Winehouse në tapetin e kuq të “Brit Awards 2021”
May 11, 2021Dua Lipa rikthen stilin e veshjes së Amy Winehouse. Krijuesja e albumit “Future Nostalgia” së fundmi është shfaqur në tapetin e kuq të “Brit Awards 2021”, duke marrë vëmendje të madhe.
Ajo zgjodhi që të vishet me stilin e të ndjerës, Amy Winehouse, ndërsa theksoi edhe fizikun joshës.
Flokët i kishte të kapura lart kokës, kurse për makijazh shkoi me disa nuanca shumë të hapura.
Ndërkaq, Dua është nominuar në tre kategori të “Brits”. Pothuajse të gjitha projektet e saj të fundit janë duke u bërë virale në rrjet, duke marrë miliona klikime, shkruan Mirror.
revista.one/