“Dua të rigjej veten”/ Heidi njofton largimin nga Shqipëria, reagon nëna e saj

“Dua të rigjej veten”/ Heidi njofton largimin nga Shqipëria, reagon nëna e saj

October 28, 2024 0

Heidi Baci njoftoi mbrëmjen e kaluar në “Goca dhe Gra” largimin nga tryeza e diskutimeve. Mes emocioneve, mirënjohjes për koleget dhe publikun që e ka mbështetur, Heidi tha se do të largohet nga Shqipëria për arsye personale. “Dua të rigjej veten”, tha moderatorja.

“Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për Top Channel, për emisionin, për dyert që më ka hapur, për dashurinë, respektin që më keni treguar. Por, vijnë ca momente që duam të jemi vetvetja. Nuk dua të krijohen polemika, por është vendim i peshuar, për arsye personale. Dua të rigjej veten, të bëj listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem. Sado jam ndjerë shumë mirë, kështu ndihem në këtë moment. Jam njeri që punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën, por jam e lumtur. Të ardhmes nuk i dihet kurrë, po tani këtë ndiej. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është mirënjohja për publikun, të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur, nuk do të doja kurrsesi të zhgënjeja asnjë, unë e di ç’është e mira në këtë moment për mua. Do të shihemi”, tha bukuroshja.

Megjithatë, Heidi premtoi se mund të rikthehet si e ftuar në “Goca dhe Gra” ndërkohë që në vend të saj, tashmë do të jetë moderatoja Einxhel Shkira.

Heidi Baci ka marrë një mbështetje të veçantë nga nëna e saj, Lajla Kamata.

Në një postim emocionues në Instagram, Lajla ka ndarë fjalë ngrohtësie dhe krenarie për vajzën e saj, duke e përshkruar atë si një burim krenarie që nga lindja dhe “diellin e familjes”.

Mesazhi i saj vjen pas një vale reagimesh dhe komentesh nga ndjekësit e Heidit, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre rreth vendimit të saj për t’u tërhequr nga emisioni. Lajla thekson se çdo hap i Heidit ka sjellë krenari në jetën e saj dhe se ajo vazhdon të jetë një ndihmesë e rëndësishme për familjen.

Një gjë ta dish të sigurt, Heidushi jonë, ti na ke bërë krenar që ditën që ke lindur, dhe vazhdon ta bësh këtë çdo ditë të jetës tonë. Ti je dhe do të jesh dielli i familjes tonë! Të duam”

– ka shkruar Lajla në mesazhin e saj, duke shprehur dashurinë dhe mbështetje të pakushtëzuar për vajzën e saj. Kjo mbështetje vjen në një kohë kur Heidi po kalon një periudhë të re në jetën e saj, duke u përgatitur për sfida të reja.

revista.one/