“Dubai Porta Potty”/ Enca, Kejvina dhe Linda Halimi reagojnë për fenomenin

“Dubai Porta Potty”/ Enca, Kejvina dhe Linda Halimi reagojnë për fenomenin

May 10, 2022 0

Vetëvrasja e një eskorte në Dubai nxori në dritë fenomenin që mori emrin “Dubai Porta Potty”. Ata më guximtarët që zgjodhën të klikonin linqet e shumtë të “Dubai Porta Potty-t”, me siguri u penduan për hapin e ndërmarrë.

Bëhet fjalë për të reja që shkojnë në Dubai dhe shoqërojnë sheikët në këmbim të shumave të parave, dhuratave luksoze apo pushimeve të majme. Vetëm se ajo që ka qarkulluar në rrjet është tronditëse dhe bëhet fjalë për vajza që trajtohen si “tualete humanë”.

Vajzat e shoë biz-it shqiptar që shpesh janë parë në Dubai kanë reaguar karshi këtij fenomeni, pikërisht prej komenteve që kanë marrë në rrjetet sociale prej se u publikua ky lajm.

Ishte Enca e para që përmes disa Instastory i sqaroi të gjithë ata që pas një telefoni janë shumë “trima”.

 “Para se të turpëroheni në mesazhe e komente po ju rikujtoj se unë jam selfmade boss që ka punuar që në moshën 16-vjeçare dhe ka patur sukses. Mentaliteti i dobët do iu lëjë të mjerë. Kështu që në vend se të urreni merrni disa leksione nga më e mira. Kam qëndruar në heshtje dhe larg vëmendjes për shumë gjatë dhe keni harruar se kush është mbreti”- shkroi ajo fillimisht.

“Gjithashtu, tregoni respekt për artisten e parë shqiptare që hapi rrugën që muzika shqiptare të dëgjohet ndërkombëtarisht. Jeni të mirëpritur”– shkroi ajo në një status tjetër.

Në fund e mbylli duke shkruar: “Shkurt e shqip, nuk keni nevojë për të ngrënë m*t për tu bërë të suksesshëm apo të pasur. Por nëse mendoni se kjo është mënyra e vetme kush jam unë t’ju ndaloj? Ka një arsye pse unë jam këtu dhe ti aty…”

Po të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Kejvina e cila I ka cilësuar komentet e marra si komente që vijnë nga njerëz pa karakter dhe të ulët.

Po të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Kejvina e cila I ka cilësuar komentet e marra si komente që vijnë nga njerëz pa karakter dhe të ulët.

Ndërkohë edhe Linda Halimi ka ndarë me ndjekësit një koment që ka marrë sa I takon këtij fenomeni duke u shprehur e habitur.

Video e “Dubai Porta Potty” u bë virale, eskorta i jep fund jetës

Një vajzë e quajtur Karungi Monic, e njohur si Mona Kizz, është bërë kryefjala e mediave të huaja, pasi i ka dhënë fund jetës menjëherë sapo skandali i “Dubai Porta Potty” nisi të bëjë bujë në rrjet.

Policia ende nuk e ka vërtetuar nëse vajza në fjalë është ajo që shfaqet në videon skandaloze, apo është një prej vajzave që pranonte të kryente punë të tilla.

Mona Kizz ka vendosur t’i japë fund jetës së saj duke u hedhur nga dritarja, ndërsa ky moment i rëndë shtë filmuar nga të pranishmit në vendin e ngjarjes.

Policia po heton këtë ngjarje tepër delikate, teksa dyshimet e para janë se arsyeja e vetëvrasjes mund të mos jetë vetëm videoja e bërë virale e “human toilets”.

Në rrjete sociale kanë shpërthyer komentet “Vetëvrasja nuk është zgjidhje” mirëpo nga ana tjetër ka edhe nga ata persona që shprehen se të konsumosh jashtëqitjet e sheikëve, gjithashtu nuk është zgjidhje.

revista.one/