“Dukem sikur po të bëj të biesh në dashuri”, Klodi mes dy zjarreve: Jam lodhur…
January 27, 2026Pas spektaklit të mbrëmshëm, Elijona dhe Klodi kanë pasur një debat të tensionuar. Klodi duket se ka humbur durimin me Elijonën.
Elijona: “Unë thjesht nuk dua të jem më pjesë e kësaj loje. Është në rregull nëse ti do të vazhdosh kështu, unë të respektoj si shok. Në momentin që dikush vjen e më sulmon, ai është gabimi im, e kuptoj”.
Klodi: “Në gabim tendin unë po e ha, Elijona”.
Elijona: “Edhe ti boll fole, mor Klod”.
Klodi: “Jam lodhur, Elijona, jam lodhur”.
Elijona: “Prej kujt?”
Klodi: “Unë e kam dikë jashtë, e po dal këtu sikur po të bëj ty të biesh në dashuri me mua. Është shumë pa lidhje, edhe në dhomën e gjumit të kam thënë: ‘Elijona, pse je duke e pasur këtë bisedë?’”
Elijona: “Unë dashuri, në radhë të parë për askënd këtu s’kam, edhe e kam thënë shumë shpesh”.
Klodi: “Por reagimet që je duke i pasur nuk përputhen me një pëlqim, Elijona”.
Elijona: “Nëse mendon kështu, realisht ke nevojë të mendosh dhe të reflektosh pak”.
Edhe Benita ka pëlqim për Klodin
Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së kaluar, Benita Zena, ka folur gjerë e gjatë me Klodian Mihajn rreth pëlqimit të saj ndaj tij.
Ajo i tha haptazi se pavarësisht se e di që ai ka të dashur jashtë, pëlqimin nuk mund ta fshehë më.
“Nuk mund ta mohoj pëlqimin tim. Unë e di që ke femër jashtë ishalla martohesh me të, por unë pëlqimin tim nuk mund ta fsheh”, tha ajo.
“Jam femër e rritur, kur kam pëlqim për dikë kam. I di gjërat e mia. Nuk e mohoj një pëlqim dhe kaq”, u shpreh Benita.
“Nuk është gabim, por shumë pabesueshme”, i tha Klodi.”Nuk ka diçka të keqe se nuk po të marrë me të martu”, iu drejtua tutje këngëtarja.
“Unë nuk jam një femër si Elijona, ta kam shpreh pëlqimin. Nuk e kam as për publik. As nuk synoj me qenë me ty, por thjesht u lirova. Pëlqimi ka lindur tani shpejt”, vazhdoi më tej Benita.
Kjo vjen disa ditë pasi ish-partneri i saj, Endri i bëri befasi në Big Brother, për të cilin tha se ka ndjenja akoma.

revista.one/


