Durrës/ Të rinjtë thyejnë orën policore, rrihen me grushta e shkelma
September 17, 2021Këto janë pamje nga momenti kur disa të rinj janë përfshirë në sherr me efektivët të cilët po i shoqëronin në Komisariat për shkelje të masave anti-COVID. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 11. Siç shihet në pamje, disa të rinj janë përleshur me policinë. Policia e Durrësit i ka goditur me grushte e shkelma dhe i ka shtrirë në tokë disa prej tyre, më pas i kanë shoqëruar në komisariat.
Lidhur me këtë ngjarje, Polica nuk ka sjellë një njoftim zyrtar dhe nuk dihet identiteti i të rinjve të arrestuar.
Që ora policore nuk respektohet, kjo tashmë është një fakt pasi përditë në rrugë shohim njerëz që po lëvizin pas orën 23:00, por duket se policia e ka tepruar. Të rinjtë duhet të ndëshkohen me gjobë, jo me grushta dhe shkelma.
revista.one/