Dy aktoret e njohura largohen nga “Klanifornia”, Turjan Hyska thotë diçka në adresë të tyre
September 8, 2022Turjan Hyska ishte i ftuar në programin “Aldo Morning Show” ku ka folur lidhur me largimet e dy aktoreve të njohura nga “Klanifornia”.
Ai u ndal te largimi i Delindës dhe Elionës, por shtoi se ka përjetuar jashtë mase largimin e Gent Zenelajt vite më parë.
Pjesë nga diskutimi:
Aldo: Pyetje: Kush ka ikur?
Turjan Hyska: Ka ikur Delinda dhe Eliona.
Aldo: Ka dalë titulli ‘braktis’?
Turjan Hyska: Kanë dalë e kanë shkuar në televizion tjetër.
Aldo: “Ja pse braktisa?”
Turjan Hyska: Jo, nuk besoj që vajzat… vajzat kanë filluar punën në një televizion tjetër, unë iu uroj shumë suksese. Me Delindën kemi pasur një bashkëpunim mos gaboj, 4-vjeçar. Ka qenë një bashkëpunim shumë i frytshëm në gjykimin tim. Mendoj që është një nga aktoret më të mira që unë kam pasur, mendoj që është e talentuar. Eliona ka pasur shumë më shumë vite, që nga “Apartamenti 2xl” dhe si me thënë, ka qenë e familjes, por kur ka ikur Cristiano Ronaldo nga Reali, gjithçka ndodh. Në fillim i përjetoja largimet, sidomos të Gentit te “Agon Channel” e kam përjetuar goxha.
Aldo: Tani lëkura shollë?
Turjan Hyska: Lëkura shollë dhe realisht mendoj se ne jemi pak sanguinë kur ndodh diçka, duhen marrë më qetë kur ndodhin largimet, secili ka idetë e veta për atë që do të bëjë në jetë. Mendoj që për aq kohë sa kemi bashkëpunuar kemi qenë korrektë dhe e kemi bërë punën mirë. Kështu që të dyja gocave i uroj suksese në eksperiencat e tyre.
Aldo: Kemi ikje pra pa inat?
Turjan Hyska: Të thashë, i vetmi që kam dashur shumë ka qenë Gent Zeneli.
revista.one/