Dy banorë të Big Brother VIP 4 lënë në mes garën
December 26, 2024Gili dhe Redoni lanë në mes garën e Big Brother Vip 4, vetëm 6 ditë pas nisjes së rrugëtimit. Fevzije Berani, e njohur si Gili, bashkë me djalin e saj Redon Berani, u futën të shtunën si një banor i vetëm në Big Brother VIP. Ishte Redoni ai i cili la shtëpinë e më pas Gili ua komunikoi banorëve vendimin. Artistja u bëri të ditur se djali i saj nuk po e përballonte trysninë e lojës, ndaj zgjodhi të largohej.
“Redoni nuk mundet të përballojë izolimin dhe unë dua të vazhdoj me familjen time”, u shpreh Gili.
Gili dhe Redon u zgjodhën lider të kësaj jave për shtëpinë e “BBVA4”. Mirëpo, pas largimit të tyre të papritur nga shtëpia pasditen e sotme, u zgjodh një tjetër banor në krye të këtij pozicioni.
Ajo është Egli Tako. Ndërkohë mbetet për t’u parë se si do të jenë dinamikat brenda shtëpisë për ditët në vijim.
revista.one/